Të fundit

​Borell shtynë fluturimin, do të qëndrojë në Ohër deri nesër

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka anuluar fluturimin e paraparë për sonte në ora 20:00, për të udhëtuar nesër në mëngjes në ora 06:00.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se kanë informata për anulimin e fluturimit me arsyetimin se ka një takim të rëndësishëm.

Sipas Ahmetit, ky anulim i fluturimit edhe ua ka rritur shpresat për pajtim në bisedime në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është vështirë të parashikohet nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe kjo varet nga bisedimet dhe qëndrimet e palëve se sa afër dhe sa larg janë”, tha ai, duke thënë se me planin evropian fitues janë të dy palët”, ka thënë ai për Tv Dukagjini.

Përndryshe, takimet në Ohër po vazhdojnë tash e 10 orë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci