Të fundit

Rrahet brutalisht reperi i famshëm 6ix9ine

Reperi i njohur Tekashi 6ix9ine është rrahur brutalisht nga një grup burrash brenda një banjoje në një palestër në Florida, SHBA.

Mbrëmjen e kaluar 26-vjeçari amerikan u dërgua me urgjencë në spital pasi u sulmua në palestër. Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje që tregojnë se si disa burra godasin 6ix9ine ndërsa ai shtrihet në dyshemenë e banjës, duke u përpjekur të mbrojë kokën nga goditjet.

Në pamje mund të shihet se si burrat e godasin në kokë dhe bark reperin e njohur.

Reperi emri i të cilit është Daniel Hernandez, doli nga tualeti me një fytyrë të gjakosur pasi kameramani i thotë se është një fans.

Avokati i 6ix9ine tha për mediat se reperi ishte brenda tualetit kur u sulmua rastësisht nga disa burra. Ai në atë kohë nuk kishte roje sigurie me vete.

Menjëherë u lajmërua policia dhe reperi u dërgua në spital me ambulancë. 6ix9ine pësoi lëndime të shumta në nofullë, brinjë dhe shpinë.

Kjo është hera e dytë që reperi sulmohet në më pak se një javë. Ai u largua nga një stadium bejsbolli në Miami të premten pasi shkaktoi zhurmë dhe shqetësoi tifozët e tjerë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci