Të fundit

FFK-ja prezanton fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar fanellat e reja për Kombëtaren e Kosovës, në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian.

Fanellat e reja përfshijnë ngjyrat e flamurit dhe hartën e Kosovës dhe janë të prodhuara nga brendi i njohur italian “Errea”.

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci