Të fundit

Çeku konfirmon hetimet e policisë ndaj bizneseve dhe klubeve: “Kjo nuk ndodhë askund”

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngritur dyshime mbi procesin e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit në sport. Sipas Çekut, klubet dhe kompanitë arrijnë marrëveshje të dyanshme për përfitime shtesë, por një gjë e tillë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

I ftuar në T7, Çeku ka sqaruar në detaje Ligjin e Sponsorizimit për të cilin janë duke “luftuar” klubet e futbollit kosovar.

Ministri i Sportit ka deklaruar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas dyshimeve për marrëveshje mes klubeve e kompanive sponsorizuese.

“Në sponsorizime ka dyshime më të rënda sepse te kompania që japin shuma shumë të mëdha, ku financohen edhe klubet që janë shumë të vogla ose në sporte ku nuk ka as gara ose liga të tjera. Është dyshimi për keqpërdorim, prandaj ka nisur një auditim i veçantë për sponsorizime por ka nisur edhe një hetim. Kemi një procedurë hetimore që po i shikon këto dyshime për keqpërdorim për ligjin e sponsorizimit”.

“Ajo që më së shumti dyshohet, se është kompanitë shkojnë vetë te klubet dhe shkojnë e bëjnë një marrëveshje. Një marrëveshje me shkrim dhe një marrëveshje gojore, që ato mjete një pjesë mbase të kthehen mbrapa. Këto mund të shihen në dokumente, se si ka shkuar rrjedha e paratë. Besoj që hetimet e policisë do të na ndihmojnë shumë që ta zbardhim këtë çështje”, ka thënë fillimit ministri i Sportit.

Sipas tij ligji është hartuar gabimisht, pasi nuk po ndodh një sponsorizim i vërtetë.

“Nuk besoj që ka vend në botë që ka sport ose të themi futboll ku shteti është financuesi kryesor, nuk ndodhë kjo askund. Ka një problem në mënyrën si është hartuar ligji, sepse thotë mjetet që duhesh me ja dhanë shtetit për tatim, mundësh me ja dhanë klubit në këtë rast. Kjo nuk i bie tamam sponsorizim sepse ai është buxhet i shtetit. Sponsorizim është kur kompania nga fitimi t’ia ndajë klubit dhe në shkëmbim e fiton reklamën. Është raport mes biznesit dhe klubit në këtë rast”, ka përfunduar ai.

Fatkeqësisht, klubet e futbollit në Kosovë këtë vit nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim. Kjo për arsye se Federata e Futbollit e Kosovës nuk është licencuar nga MKRS-ja.

Afati i fundit për lëshimin e vërtetimeve për përfitimin nga Ligji i Sponsorizimit është 31 mars. Zyrtarë të MKRS-së kanë deklaruar se ky vit kalendarik ka përfunduar dhe klubet mund të aplikojnë vitin e ardhshëm në rast se FFK-ja licencohet.

Federata e Futbollit e Kosovës është njëra prej federatave të pakta që nuk është licencuar nga MKRS-ja. Komisioni Vlerësues për Licencim ka gjetur disa shkelje në formularin e tyre, andaj deri në një përmirësim nga ana e FFK-së, ajo do të mbetet pa licencë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci