Të fundit

Shoferi i vrarë në Gllogjan kishte rrahur përfaqësuesin e një kompanie autobusësh

Prokuroria e ka konfirmuar incidentin i cili ishte zgjidhur me ndërmjetësim mes të akuzuarve dhe palës së dëmtuar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku Shehu, ka thënë për Paparacin se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Ndërkohë, që çështja mes palëve është zgjidhur me ndërmjetësim më 12 shkurt të këtij viti.

Suada Qorraj

Shoferi i autobusit i vrarë në Gllogjan, ka pasur një konflikt të hapur me një nga përfaqësuesit e një kompanie autobusësh nga Prizreni.

I ndjeri Gani Gjokaj, kishte sulmuar fizikisht, Fitim Halimajn, një nga përfaqësuesit e kompanisë “Halimaj Reisen” më 16 tetor 2020 në Gjakovë.

Sulmin dyshohet se e ka kryer së bashku me një person tjetër, B. H., ka zbuluar Paparaci.

Paparaci ka siguruar raportin e Policisë që përshkruan atë incident që kishte buruar nga një fjalosje për çështje pune.

I ndjeri, i cili u vra javën e kaluar së bashku me dy nxënës në Gllogjan si pasojë e një sulmi me armë automatike, ishte proceduar penalisht.

Prokuroria e ka konfirmuar incidentin i cili ishte zgjidhur me ndërmjetësim mes të akuzuarve dhe palës së dëmtuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku Shehu, ka thënë për Paparacin se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërkohë, që çështja mes palëve është zgjidhur me ndërmjetësim më 12 shkurt të këtij viti.

“Në lidhje me pyetjet e juaja drejtuar Prokurorisë Themelore në Gjakovë, iu njoftojmë se: Rasti në fjalë është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe me datë 12.02.2021, është kryer me Ndërmjetësim”, ka thënë ajo për Paparacin.

Gazeta Online Paparaci ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës lidhur me hetimet dhe motivet e vrasjes, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje derisa është publikuar lajmi.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona mbetën të vrarë, në mesin e tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, pas një sulmi me kallashnikov që u drejtim të autobusit në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit, shkruan Gazeta Online Paparaci.

Nga ky incident i plagosur mbeti edhe një person tjetër, nxënës, i cili është operuar në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tij është stabile.

Kurse, nga Spitali kanë njoftuar të martën se ai pritet të lirohet “sot [të martën] ose nesër”.

“Pas edhe disa ekzaminimeve e konsultimeve dhe nga disa mjek të profileve tjera, pritet që sot apo nesër të lirohet pacienti”, kanë thënë dje nga Spitali i Pejës.

Ndonëse kanë kaluar pesë ditë që prej kur ka ndodhur kjo ngjarje, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur që të zbulojnë autorin ose autorët e krimit të trefishtë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se për këtë rast nuk është i dyshuar vetëm një person. Sipas tij, nga informacionet që kanë marrë në terren, potencialisht janë të përfshirë më shumë se dy persona.

Mehmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë duke u hetuar tre pista, ndërkohë që ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

Në po të njëjtën ditë, ministri Xhelal Sveçla, i ka dhënë ultimatum vrasësit të trefishtë që të dorëzohet në Polici. Kurse, disa orë më pas Sveçla të njëjtën kërkesë ia ka drejtuar edhe nëpërmjet Facebook-ut.

Ndërkaq, prokurorja e rastit Sahide Gashi, në një konferencë për media të shtunën, tha se është në pritje të urdhëresës së gjykatës për nisjen e përgjimeve lidhur me rastin.

“Jemi në sigurimin e urdhëresave të Gjykatës për masa shumta të fshehta teknike dhe të vëzhgimit”, ka thënë ajo.

Gashi, një ditë pas varrimit ceremionisë së varrimit të viktimave të këtij krimi, ka deklaruar se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por ka shtuar se këto hetime nuk janë të lehta.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, ka thënë Gashi për REL.

Qeveria e Kosovës ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë eurosh për personin që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci