Të fundit

Deputetja e Bundestagut me prejardhje serbe: Do të jetë fatale nëse Gjermania e përkrahë Kosovën

Deputetja e të Majtës me prejardhje serbe në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, “ka dënuar ashpër përshkallëzimin e ri në veriun e Kosovës dhe ka thënë se do të ishte fatale nëse qeveria gjermane, BE dhe NATO vazhdojnë të inkurajonin veprime të tilla të papërgjegjshme, duke premtuar më tej pa kushte ndihmë politike dhe ushtarake”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.com.

Nastiq ka shkruar në profilin e saj në Facebook se përpjekjet ndërkombëtare për de-përshkallëzimin janë urgjentisht të nevojshme.

“Konflikti i ri i përshkallëzuar në veriun e Kosovës tregon qartë se vetëm ndërmjetësimi i paanshëm i bashkësisë ndërkombëtare brenda Kombeve të Bashkuara mund të sigurojë paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka pretenduar ajo.

Nastiq gjithashtu ka thënë se nuk është rastësi, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, se Albin Kurti tani po tregon një kurs veçanërisht mizor ndaj pakicës serbe në mënyrë që të mobilizojë mbështetësit e tij nacionalistë”./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci