Të fundit

Ish-diplomati serb: Perëndimi ka urdhëruar aksionin në veri të Kosovës

Ish-diplomati serb dhe dora e djathtë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Vlladislav Jovanoviq ka thënë se nuk pret asgjë nga seanca i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përveç që të dy palët do të përsërisin qëndrimet e tyre.

“Ky diskutim do të jetë një përsëritje e qëndrimeve, nuk do të ketë asnjë marrëveshje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për pozicionet fillestare të të dyja palëve, por mund të aprovohet një tekst mjaft i thatë dhe i pafuqishëm që nuk do të prekë thelbin e gjërave, por do të betohet përsëri në vlerën e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Jovanoviq për portalin në gjuhën serbe KosovoOnline, transmeton Paparaci.com.

Jovanoviq ka deklaruar se “një Kosovë e pavarur është instrumenti më i fortë, kryesisht i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre, ndaj Serbisë në një provë më të gjerë të forcës ndaj nesh”.

Ai thotë se e gjithë nisma në Kosovë është planifikuar si një variant me disa veprime, njëra prej të cilave u krye të mërkurën kur u krye aksioni policor.

“Këtë që ata e bënë të mërkurën është vetëm veprimi i dytë. Unë pres një përshkallëzim të mëtejshëm të këtij lloji të presionit, i cili do të jetë i njëkohshëm me forcimin e presionit jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda”, ka thënë ish-diplomati i Millosheviqit.

Ai beson se “Perëndimi është ai që urdhëroi dhe porositi veprimet që po ndërmerr Kosova”.

“Vetëm se Kosova nuk do dhe nuk mund ta pranojë dhe ta thotë qartë, ajo ashtu siç është, është plotësisht e pafuqishme në duart e Amerikës. Atyre u përshtatet që të dobësojnë pozitën e qeverisë aktuale në Serbi, dhe Kosova është një instrument i fuqishëm në atë drejtim”, ka pretenduar Jovanoviq.

Sipas tij, “Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre nuk u pëlqen fakti që Serbia ka forcuar pavarësinë e saj, është ushtarakisht neutrale dhe ka organizuar konferencën e Lëvizjes së Painkuadruarëve, të cilën ata e shohin si një “gisht në sy”, sepse në konferencë u dëgjuan fjalime të rëndësishme politike të të ftuarve dhe të nikoqirit”./Paparaci.org.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci