Të fundit

Kërkohet heqja e orës policore për zgjedhjet

Për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel, do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për këtë proces zgjedhor, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielen.

Derisa theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.

Në këtë konferencë, Laura Pula nga prokuroria e shtetit, ka thënë se kanë krijuar  mekanizmat e për një proces të mirëfilltë.

“Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ai. Kemi 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që mundësojnë këtë””, tha ajo.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin  operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit[…]sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.

Ai tha se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3552 zyrtarë policorë.

Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtar kujdestar në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci