Të fundit

Ish-bashkëlojtari i Shaqirit e Xhakës, opsion për bankinën e Kosovës

Alex Frei është njëri prej emrave të përfolur për të marrë postin e përzgjedhësit të Kosovës në futboll, shkruan “Blick”.

Frei aktualisht është trajner i skuadrës së FC ëil, që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Më herët ka udhëhequr skuadrat e grupmoshave të reja të Baselit, për t’u bërë trajner i përkohshëm i ekipit të parë të Baselit në vitin 2018.

42 vjeçari si futbollist ka luajtur për shumë skuadra të njohura si Baseli, Dortmundi, Rennesi, Servette, Luzerni dhe Thuni. Gjatë viteve 2010-2012, ai ka luajtur në Basel bashkë me dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Frei ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për 10-të vjet, duke regjistruar 84 paraqitje e duke shënuar 42 gola.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci