Të fundit

Trajneri i Pejës ka një mesazh para përballjes finale ndaj Trepçës

Trajneri i Pejës, Rami Hadar ka vendosur ti falënderojë tifozët e Pejës “Shqiponjat” për përkrahjen e vazhdueshme muajve të fundit, e sidomos në serinë finale ndaj Trepçës.

Peja ndodhet në finalen e Superligës së Kosovës, ku përball ka skuadrën e Trepçës. Seria e finaleve është e barabartë, me rezultat 2:2 dhe nesër do të përcaktohet Kampioni i Kosovës.

Falë përkrahjes së vazhdueshme të tifozëve, të dyja skuadrat kanë arritur të marrin nga dy fitore në shtëpitë e tyre, “Karagaç” e “Minatori”.

Përmes një letre të publikuar nga faqja zyrtare e klubit pejan, Hadar ka falënderuar “Shqiponjat” për përkrahjen gjatë muajve të fundit.

“Të dashur tifoz të KB Peja, tre muajt e fundit kan qenë shumë special për mua. Përkrahja juaj dhe menyra se si e keni motivuar ekipin tonë, është diçka e mrekullueshme. Dua të ju falemnderoj në emrin tim dhe të familjes time për aktet e mira dhe atë çfarë keni bërë për mua në ndeshjen e fundit. Ka qenë një kompliment i paharruar”, thuhet në mesazhin e Hadar.

Peja arriti fitore të dielën në palestrën “Karagaçi” në sekondat e fundit, duke barazuar serinë e finaleve në 2:2.

Përballja finale do të zhvillohet nesër në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci