Të fundit

Vazhdon evakuimi i italianëve në rajonin Emilia-Romagna

Ekipet e shpëtimit kanë punuar të premten që të arrijnë në fshatrat dhe qytetet në veri të Italisë, të cilat janë të bllokuara dhe nuk kanë as energji elektrike. Numri i të vdekurve nga përmbytjet ka arritur në 13, por disa të tjerë ende janë të zhdukur. Autoritetet kanë thënë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në rajonin Emilia-Romagna, si pasojë e reshjeve, shkruan AP.

Më shumë se 13 mijë persona janë detyruar të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve në veri të Italisë. Rajoni Emilia-Romagna ka vlerësuar se janë shkaktuar 1 miliardë euro dëme si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm. Mirëpo zyrtarët kanë thënë se humbjet do të jenë edhe më të mëdha për shkak të dëmeve në ferma, depo të drithërave dhe infrastrukturë.

Shumë njerëz kanë tërhequr vërejtjen se Italia ka nevojë për plan kombëtar, për reagim ndaj ndryshimeve klimatike. Në 40 vjetët e fundit nuk është ndërtuar asnjë pendë rajonale në Itali dhe duhet qasje e re në inxhinierinë hidraulike.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci