Të fundit

QUINT-i i kërkon qeverisë “me urgjencë” ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dalë me komunikatë të përbashkët për media ku i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës për zbatimin me urgjencë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit.

Në komunikatën e tyre thuhet se qeveria e Kosovës duhet të zbatojë “në tërësi dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, përcjell Paparaci.com.

QUINT-i i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa thonë se përkundër tij, qeveria ende nuk e ka zbatuar atë as pas shtatë viteve.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian e përsërisin thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë në tërësi dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi ligjor dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar as pas shtatë viteve.”, thotë komunikata.

Më tutje, në këtë thirrje të përbashkët të QUINT-it thuhet se zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive dhe parakushte të domosdoshme për integrimin euroatlantik të Kosovës.

QUINT-i e ka lidhur respektimin e vendimit për anëtarësimin në Këshillin e Evropës me respektimin e vendimit për Manastirin e Deçanit duke thënë se vonesat e mëtejme do të jenë pengesë në këtë proces.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe janë parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe përparimin e mëtejmë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesat e mëtejme janë pengesë në këtë progres.”, thotë komunikata. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci