Të fundit

Rami Hadar vazhdon me Pejën

Trajneri izraelit i Pejës, Rami Hadar ka vendosur ta zgjasë bashkëpunimin edhe për një vit me klubin pejan.

Kështu ka bërë të ditur sot vetë klubi i basketbollit Peja.

“Klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar me qëllimin për të pregaditur dhe zhvilluar ekip i cili do garojë në kualifikimet për Champions League. Kohëzgjatja e bashkëpunimit tonë për të ardhmen është realizuar në periudhë kohore 1 vjeçare. Vazhdojmë së bashku, drejt sukseseve të radhës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Hadar arriti të shpallet kampion me Pejën pasi mposhtën Trepçën në finale.

Përpos Pejës, Hadar pritet të marrë edhe drejtimin e Përfaqësuses së Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci