Të fundit

Një muaj paraburgim për të arrestuarit gjatë aksionit të së mërkurës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar paraburgim prej një muaji të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit të policisë të mërkurën në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të veriut dhe asaj të jugut, nën dyshimet për kontrabandim mallrash, shmangie nga tatimi si dhe tregti të ndaluar.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve  iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç, konform nenit 187 par. 1 nënpar. l.l dhe 1.2, pikat 1.1.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci