Të fundit

Dyshimet për kurdisje, FFK-ja del me reagim

Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me një reagim zyrtar pas zhvillimeve të djeshme në ndeshjet e xhiros së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll ku u ngritën dyshime për mundësinë e trukimeve të rezultateve në ndeshjet Trepça ’89-Prishtina dhe Ferizaj-Dukagjini.

FFK me këtë rast thotë se janë duke i mbledhur të gjitha dëshmitë nga ana e zyrtarëve të këtyre ndeshjeve dhe se na bashkëpunim me Këshillin për Sport, prokurorinë dhe organet tjera shtetërore do të kërkojnë që situata të merr epilog të drejtë.

Po ashtu në këtë reagim FFK ka kërkuar që të mos dëmtohet imazhi i saj me akuza të ngutshme dhe të pabaza.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Në fundjavë u përmbyll edicioni i rregullt i garave 2022/23 në Albi Mall Superligë. Një edicion ky, që nga të gjithë njohësit e futbollit u vlerësua si njëri ndër kampionatet më të mira pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Gjatë gjithë sezonit, situata ishte e paqartë sa i përket titullit të kampionit, si dhe pozitave që sigurojnë hyrjen në garat evropiane dhe ato që çojnë në një rang më të ulët të garave. Këta faktorë e bënë edicionin shumë interesant dhe ndikuan që cilësia e kampionatit, por edhe shikueshmëria të jetë në nivel të lartë.

Megjithatë, ndeshjet e xhiros së 36-të, në të cilat vendosej për rënie nga liga dhe për hyrje në barazh, bën shumë bujë dhe sollën polemika e komente të ndryshme. Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana, FFK-ja i ka marrë të gjitha informacionet relevante për dy ndeshjet më të përfolura të kësaj xhiroje, Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, organet përkatëse të FFK-së, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal.

Njëherësh, FFK reagon me ashpërsi ndaj çdolloj njollosje që i bëhet me deklarata të ngutshme dhe akuzuese, derisa është e vendosur për të ruajtur imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës, pas të gjitha investimeve që ka bërë për një garë sa më “fair-play”. FFK nuk do të lejojë që individë, grupe apo kushdo tjerë të prishin imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës.

FFK është e hapur për bashkëpunim me të gjitha organet dhe i inkurajon ato për hetim të detajuar për çdo pretendim të parregullt në kampionat. Tashmë, FFK-ja i ka informuar organet relevante të Republikës së Kosovës dhe u ka ofruar bashkëpunim në adresimin e mëtejmë të kësaj çështje.

Federata, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, e nëpërmjet tij edhe me Prokurorinë e Shtetit, do të angazhohet maksimalisht për hetimin e të gjitha pretendimeve për kurdisje të ndeshjeve dhe prishje të “fair-play”. Çdo pretendim që vërtetohet do të ndëshkohet me ashpërsi në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse.

FFK do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim maksimal për të mbrojtur integritetin e garave dhe imazhin e futbollit të Kosovës në përgjithësi. Në këtë kontekst, Federata fton të gjithë protagonistët e futbollit, si zyrtarët, lojtarët, trajnerët, tifozët dhe mediat, që të angazhohen në promovimin e vlerave sportive dhe respektimin e rregullave të lojës.

Vetëm duke vepruar në përputhje me parimet e “fair-play”, futbolli ynë mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë sporti më i popullarizuar në vend, prandaj duhet të punojmë të gjithë së bashku që dukuritë e këqija të mos zënë vend në futbollin tonë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci