Të fundit

Gjokoviq thotë se nuk do të ndalet, vazhdon me deklarata kundër Kosovës

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka potencuar se nuk do të ndalet me mesazhet e tij kontroverse në drejtim të Republikës së Kosovës edhe pse ka marrë shumë kritika kohëve të fundit.

Tenisti serb ka bërë bujë dje në mediat ndërkombëtare me mesazhin e tij lidhur me protestat në veri të Kosovës.

Pas ndeshjes në turneun “Roland Garros”, Gjokoviq shkroi në kamerën kryesore mesazhin: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.

Gjokoviq është kritikuar ashpër në mediat sociale dhe sipas raportimeve ai rrezikon të ndëshkohet pasi ka vepruar ndesh me rregullat e turneut.

Mirëpo, ndëshkimi duket se nuk i bërë përshtypje tenistit serb. Pas ndeshjes, Gjokoviq potencoi se nuk do ta ndal mbështetjen e tij ndaj popullit serb edhe nëse rrezikon të ndëshkohet.

Ai ka deklaruar se e ndjen obligim të jap përkrahjen e tij ndaj popullit serb.

“Kjo është më e pakta që mund të kisha bërë. E ndjej përgjegjësinë si personazh publik – nuk ka rëndësi se në cilën fushë – të jap mbështetje… Sidomos si bir i një njeriu të lindur në Kosovë, e ndjej nevojën t’u jap mbështetjen time atyre dhe Serbisë. Nuk e di se çfarë sjell e ardhmja për popullin serb dhe për Kosovën, por është e nevojshme të tregohet mbështetje dhe të demonstrohet unitet në këto lloj situatash.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë – kam dëgjuar se ka pasur shumë kundërshtime në mediat sociale – nëse do të ndëshkohem… Nuk po përmbahem, do ta bëja përsëri”, ka deklaruar fillimisht ai.

Gjokoviq nuk u ndal, teksa vazhdoi edhe më tej me deklaratat e tij shoviniste që tashmë janë bërë të përditshme.

“Unë nuk jam politikan dhe nuk kam ndërmend të futem në debat politik. Ajo temë është shumë e ndjeshme… Si serb, gjithçka që po ndodh në Kosovë më dhemb shumë.

Qëndrimi im është i qartë: Unë jam kundër luftërave, dhunës dhe çdo lloj konflikti, siç e kam deklaruar gjithmonë publikisht. Unë i ndjej të gjithë njerëzit, por situata me Kosovën është një precedent në të drejtën ndërkombëtare… Më vjen shumë keq për situatën në të cilën ndodhemi – Kosova është guri i vatrës, kalaja jonë, manastiret tona më të rëndësishme janë atje…”, përfundoi Gjokoviq.

Protestat në veriun e Kosovës kanë filluar nga dita e premte. Shkak kryesor për tensionimin e situatës ishte vendosja e kryetarëve të komunave në objekte komunale.

Gjokoviq njihet për deklaratat e tij shoviniste e kontroverse drejt Republikës së Kosovës.

Lidhur me mbishkrimin e tenistit serb dje ka reaguar edhe Federata e Tenistit e Kosovës, duke kërkuar dënimin e menjëhershëm të tenistit serb.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci