Të fundit

Arrestohet një 31 vjeçar në Skenderaj pasi plagosi një tjetër

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi dyshohet për vrasje në tentativë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, i dyshuari është një 31 vjeçar i cili me armë zjarri e kishte plagosur një burrë tjetër.

Thuhet se si pasojë e  lëndimeve  viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

“Ndërsa në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek, një gëzhojë. Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, u është caktuar  masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci