Të fundit

Sveçla për protestuesit në veri: Idhulli i tyre është Millosheviçi, destabilizimi nuk kalon

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar të tjera dëshmi që tregojnë për krimin e organizuar në veri të vendit.

Përmes Twitter-it, ai ka thënë se simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me katër S, janë dëshmi të sulmeve të organizuara nga Serbia, e të frymëzuara nga Rusia.

“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë” tha Sveçla.

Ai dje ka publikuar edhe shifrat zyrtare të dëmëve të shkaktuara gjatë protestave të serbëve, ku përfshihen ushtarët e plagosur të KFOR-it, gazetarët e sulmuar, policët e lënduar dhe makinat e shkatërruara.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci