Vitin e kaluar, Dejona Mihali ishte figurë gati e panjohur dhe goxha enigmatike.E me “reflektorët” e medies mbi kokë, ajo ka nisur të jetë më prezente në jetën publike në Kosovë, duke i “përcjellur” ministrat, deputetët e madje edhe kryeministrin Albin Kurti në vizita zyrtare.
E gjatë ditës së sotme, Mihali është parë duke pirë kafe me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe deputetin Armend Muja në në një prej hoteleve më luksoze të Kosovës, “Swiss Diamond”.
E një kafe në “Swiss Diamond”, kushton hiç më pak se 5 euro, vendi ku u panë Mihali, Murati e Muja.
Por, shpeshherë LVV kishte kritikuar qeveritë e kaluara për darka e kafe ne hotele luksoze.
Madje, me ardhjen e tyre në pushtet ata kishin premtuar se do të luftonin për barazi.
Kafe dhe torte me deputetë e ministra, “spastrime” nga VV-ja dhe hartime të projektligjeve për Qeverinë Kurti janë vetëm disa nga aktivitetet e Mihalit.
Ani pse sot është festa e Kurban Bajramit, Mihali, që është koordinatoret e Komiteteve në LVV, është parë me dy figura mbi-mesatarisht qëndrore të kësaj partie.
E fuqishmja Mihali është parë në një kafene me Hekuran Muratin, ministër i Financave në Qeverinë Kurti, dhe Armend Mujën, deputet i VV-së në Kuvend.
Në fotografinë e publikuar nga Paparaci, deputeti Muja duket fytyrngrysur, teksa Murati duket se i shpjegon dicka Mihalit, e cila duket se e dëgjon me vëmendje.
