Të fundit

Jumbo Kosova mbështet familjet e prekura nga përmbytjet në Pejë

Ndërsa Peja vazhdon rimëkëmbjen e saj nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe kushtet e pafavorshme të motit, Jumbo Kosova dhe Fondacioni Mane kanë ndihmuar familjet e prekura.

Në një nismë të përzemërt, ata kanë dhuruar bujarisht 10,000 euro produkte dhe pajisje shtëpiake të domosdoshme për dhjetë familje të prekura nga përmbytjet.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me banorët e Pejës në këtë kohë sfiduese”, tha Drilona Maloku, Menaxhere e Jumbo Kosovës.

“Jumbo do të jetë shumë shpejt prezent në qytet dhe tashmë e konsiderojmë si përgjegjësinë tonë të ndajmë shqetësimet e komunitetit. Shpresojmë që angazhimi ynë do i ndihmojë njerëzit të rindërtojnë jetën e tyre.”

Duke ofruar produkte dhe pajisje shtëpiake, Jumbo Kosova synon të sigurojë burime thelbësore për familjet e prekura dhe të rikthejë një ndjenjë normaliteti në jetën e tyre.

Ky kontribut është pjesë e angazhimit të Fondacionit Mane për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në nevojë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci