Xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon me dy derbi të shtunën.
Prishtina do të presë Llapin në stadiumin Fadil Vokrri të shtunën, në ndeshjen më interesante të javës në Superligë.
Kryeqytetasit do të tentojnë të këndellen nga barazimi i xhiros së kaluar ndaj Dritës. Ndërkaq, Llapi synon të marrë fitoren e rradhës pas asaj ndaj Dukagjinit xhiron e kaluar.
Ndeshje hiç më pak interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan ku do të takohen dy pretendetë tjerë për titull.
Gjilani është nikoqire e Ballkanit, në të cilën trajneri i gjilansave, Ismet Munishi ballafaqohet ndaj ish-skuadrës, Ballkanit, nga e cila u nda para më shumë se një viti.
Ballkani do të tentojë të rifitojë kreun e tabelës te cilin momentalisht e mban Drenica. kurse Gjilani me një fitore i afrohet shumë kreut të tabelës.
Në ndeshjen e tretë të ditës do të takohen dy skuadrat e sapo inkuadruara ne Superligë, Dukagjini dhe Malisheva.
Ndeshjet e kësaj xhiroje zhvillohen nga ora 13:00. /Paparaci.com