Të fundit

Pushteti ia huq mbiemrit të heroit Enver Zymberi

Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje të mërkurën ia huqi mbiemrit të heroit të Kosovës, Enver Zymberi, raporton Paparaci.

Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, e njohur deri tani si Kampi “Belevedere”, prej sot e ka marrë emrin e heroit, policit të vrarë, Enver Zymberi.

Mirëpo, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zbuluan pllakën përkujtimore e tij, aty është shkruar gabimisht mbiemri i Enver Zymberit.

Të pranishëm ishin edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe familjarë të heroit Zymberi.

Megjithatë, në pllakën që u përkujtua të mërkurën u shkrua “Zymeri”, teksa mbiemri i vërtetë i heroit të Kosovës është “Zymberi”. Në këtë ditë memoriale u përkujtuan edhe 22 policë tjerë të rënë në kryerje të detyrës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Policia e Kosovës, përveç familjarëve morën pjesë edhe autoritetet më të larta shtetërore.

Kryeministri Albin Kurti, tha se këta 22 pjesëtarë të policisë u përjetësuan në historinë e Kosovës, duke dhënë jetën në operacione kundër bandave dhe krimit të organizuar, si dhe në operacione për shtrirje të rendit dhe sovranitetit të vendit.

Duke iu drejtuar familjarëve të policëve të vrarë, Kurti theksoi se sakrifica e bijve të tyre është shembulli më i mirë që kanë para vetes gjenerata të tëra të Policisë së Kosovës.

Ai bëri të ditur poashtu se kampi ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen e të angazhohen, nga sot e tutje bart emrin e Enver Zymberit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci