Të fundit

“Most Wanted” nga FBI: Kush është i arratisuri për krimin në ‘Bon Vivant’?

Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, është i dyshuari kryesor për përfshirjen në sulmin me armë zjarri mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Paparacit, Policia e Kosovës është në kërkim të “Dukës” për përfshirjen në përleshje në lokalin “Bon Vivant” ku mbeti i vdekur, Kastriot Ramadani.

Përpos përfshirjes në përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

“Duka” ishte i shoqëruar mbrëmë me Kastriot Ramdanin, që mbeti i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Paparaci, ka siguruar një fotografi të Nikollajt nën shoqërinë e të vrarit Kastriot Ramadani.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuarit, ndërsa “Duka” ndodhet akoma në arrati.

 

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci