Të fundit

Ekipi kosovar i karatesë kthehet me tri medalje nga Kroacia

Tre karateistë nga Kosova kanë fituar medalje në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, të mbajtur në Kroaci.

Elhami Shabani, humbi vetëm luftën e tij në finale duke arritur të sigurojë vendin e dytë. Mori me vete medaljen e argjendtë nga Poreçi i Kroacisë, aty ku u zhvillua ngjarja.

Karateisti tjetër nga Kosova, Herolind Nishevci, i cili garon në kategorinë mbi 84 kilogram, arriti të stoliset medaljen e bronztë, raporton Paparaci.com.

Sukses në këtë garë ka arritur edhe një anëtare e ekipit kosovar në konkurrencën e femrave.

Fortesa Orana, e cila garon në kategorinë mbi 68 kilogram, ka zënë vendin e tretë.

Në gusht të vitit të kaluar, suksese të mëdha në garat e karatesë arritën dy karateistët e rinj, Rinesa Osmani dhe Rigon Baruti, të cilët fituan secili nga një medalje në Kupën e Botës për të rinj. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci