Të fundit

Triumf i Liverpoolit në Londër – Salah me një tjetër kryevepër

Liverpool e ka demoluar Watfordin me rezultat 5-0.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Sadio Mane për Liverpoolin në minutën e nëntë, teksa e ka dyfishuar në minutën e 37-të, Roberto Firmino pas një asistimi nga James Milner, me këtë epërsi të Liverpolit përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe tre gola të tjerë, Firmino në minutën e 52-të e shënoi golin e dytë dhe të tretin për Liverpoolin, ndërsa Mohamed Salah me një super driblim brenda e zonës e shënoi golin e katërt.

 

Golin e fundit në ndeshje e shënoi braziliani Firmino, i cili edhe kompletoi hat-trickun e tij personal.

Liverpool pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 18 pikë, pas tetë ndeshjeve, teksa Watford mbetet në vendin e 15-të me shtatë pikë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci