Të fundit

Mbi 18 mijë të vdekur janë larguar nga listat votuese në zgjedhjet lokale

Emrat e më shumë se 18 mijë personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e Zgjedhjeve Lokale e cila do të shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor.

Pas zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur më 14 shkurt të këtij viti, numri i personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese është 18.252 persona.

Pjesë më e madhe e tyre, 14.081 emra, janë larguar nga lista votuese sepse të njëjtit janë larguar edhe nga skema pensionale.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben saktësisë dhe pastrimit të listës votuese.

Nga departamenti i pensioneve që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, KQZ-ja ka pranuar një bazë të të dhënave me emrat e personave të cilët janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes dhe zyrtarët e KQZ-së kanë verifikuar këto të dhëna në terren.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci