Të fundit

Kurti: Vuçiq refuzoi të nënshkruajë “vetëmenaxhimin”, parashihej të vlerësohej nga Kushtetuesja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka zbardhur detaje nga takimet maratonike të ditës së djeshme në Bruksel. Kurti ka thënë se Vuçiq ka refuzuar të nënshkruaj.

Ai fillimisht ka thënë se Vuçiq ka refuzuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit të implementimit, para se të refuzohej nënshkrimi i draftit për Asociaconin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohje reciproke dhe për këtë e kemi pranuar Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit në Ohër me 12 pikat e tij. Por në të dy rastet, edhe më 27 shkurt në Bruksel edhe në Ohër, presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruaj, ndonëse ka thënë se e pranon marrëveshjen dhe është dakord me tekstin e saj, përmbajtjen e saj.”, tha Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se draft-propozimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe parashihej që ta rishikonte edhe njëherë Gjykata Kushtetuese.

“Unë nënshkrimin e ofrova edhe në Samitin e Berlinit, ndërsa kryeministrja serbe refuzoi njëjtë si presidenti. Më 21 tetor na është thënë se drafti për vetmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese edhe njëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë si përgjigje. Dje në Bruksel ofruam që para tyre si dëshmitar dhe garantues, të nënshkruajmë marrëveshjen Bazë, megjithë Aneksin Implementues të Ohrit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes lidhur me nenin 10 për idenë e vetmenaxhimit të shndërruar në propozim.”, tha Kurti.

“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim dhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi është garanci për zbatim. Këtë e tham edhe dje ku Samiti në Bruksel ishte ngjarja dhe vendi ku duhet të ndodh kjo, Serbia refuzoi nënshkrimin, duke refuzuar kështu edhe draftin për vetmenaxhim.”, tha gjithashtu ai. /Paparaci.com/ 

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci