Të fundit

Kurti: Mbrëmë morëm vesh se Vuçiqi kërcënoi, i ka thënë këto tri gjëra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka sulmuar marrëveshjen bazike të Ohrit dhe e ka kërcënuar Kosovën të enjten në takimet me liderët evropianë në Bruksel.

Në një konferencë për media të premten, Kurti tha se ka marrë vesh se Vuçiq ka dërguar letra kërcënuese kundër marrëveshjeve bazike.

“Së pari, presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan sepse ai i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike ndërkaq tash duket se i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po'”, tha Kurti.

“Sikur të mos mjaftonte kjo, ata gjithnjë insistojnë se do të dërgojnë letra anësore, shkresa shtesë, të cilat praktikisht e sulmojnë edhe zyrtarisht dhe formalisht marrëveshjen bazike dhe aneksin zbatues. Mbrëmë morëm vesh se presidenti i Serbisë kërcënon me këso letrash të cilat thonë tri gjëra: Serbia s’e njeh pavarësinë e Kosovës, është kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

“Është sulm ndaj Kosovës deklarata e tillë e papërgjegjshme se integriteti territorial i Kosovës na qenka i papranueshëm”, tha kryeministri.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci