Të fundit

LAJMI I FUNDIT: Dënohen 19 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër nëntëmbëdhjetë të akuzuarve kryesisht për vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. 

I akuzuari Z.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

E akuzuara B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tre (3) muaj, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e dhjetë (10) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit Z.B dhe A.P janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (😎 muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit V.T dhe B.L janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Njoftimi i plotë nga Gjykata:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër nëntëmbëdhjetë të akuzuarve
Prishtinë, 27 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër nëntëmbëdhjetë të akuzuarve.
I akuzuari Z.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
E akuzuara B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tre (3) muaj, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e dhjetë (10) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit Z.B dhe A.P janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit V.T dhe B.L janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarve ju llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, po ashtu të akuzuarve iu shqiptohet edhe Dënim Plotësues iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, secilit veç e veç në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, pas mbajtjes së dënimeve me burgim të shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.
Në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale-së lirohen nga akuza të akuzuarit O.K, D.S, D.K, Z.R, B.T, LJ.V, për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve dhe provave materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi.
Për të akuzuarit Z.S, B.N, M.M, A.M dhe A.H, në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën II të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.
Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit O.K, R.M, D.S, D.K, J.D, Z.B dhe A.P , gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.
Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit Z.R, R.K, V.T, B.T, LJ.V, B.M dhe B.L, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.
Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit N.G gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën VII dhe VIII të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi dhe veprën penale në Marrja e ryshfetit në vazhdimësi. Ndaj të akuzuarit N.G hiqet masa e dorëzanisë sipas aktvendimit PS.nr.23/2020 dhe të nijetit i kthehet shuma prej 15.000 €uro e deponuar si dorëzani në arkën e kësaj gjykate si dhe po ashtu i kthehet dhe paluajtshmëria e përcaktuar e marr si hipotekë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci