Të fundit

Scholz, Meloni e Macron: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

Franca, Gjermania dhe Italia i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre për Kosovën dhe Serbinë. Ata kanë thënë se Kosova duhet të procedojë përpara me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia duhet të ecë përpara me njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, ata kanë konfirmuar se palët janë pajtuar për draft-statutin evropian të Asociacionit, ndërsa kanë paralajmëruar Kurtin dhe Vuçiqin se mund të humbasin mundësi të mëdha në rast se nuk arrijnë marrëveshje pa vonesa.

Në njoftimin e përbashkët të të tre liderëve është thënë se mirëpresin diskutimet e djeshme në Bruksel dhe se i marrin parasysh komentet e liderëve të të dy vendeve për Statutin Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe gatishmërinë për zbatim, shkruan Paparaci.com.

Sipas njoftimit, drafti i paraqitur dhe miratuar përfshin një model modern evropian për trajtimin e çështjes së mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane brenda parametrave të përcaktuara nga palët.

“Mirëpresim angazhimin e të dy palëve në diskutimet e djeshme në Bruksel. I marrim parasysh komentet e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për Statutin Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për ta zbatuar. Draft-statuti që ne paraqitëm dhe miratojmë plotësisht përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuara nga palët”, thotë njoftimi.

Në këtë frymë, është bërë thirrje te palët për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura, së këndejmi, nga Kosova është kërkuar themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë siç është përshkruar në draft-statut dhe Serbisë iu është kërkuar njohja de-facto.

“Prandaj, ne nënvizojmë edhe njëherë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin angazhimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faza e zbatimit duhet të përparojë me të dyja palët që të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht në mënyrë hap pas hapi bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”, thotë njoftimi.

Gjithashtu, njoftimi vazhdon duke potencuar se: “Për të arritur progres të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë siç është përshkruar në draft Statut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.”.

Gjermania, Franca dhe Italia në njoftimin e tyre gjithashtu kanë bërë të ditur për Kosovën dhe Serbinë që presin dakord të shpejt për detajet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në të kundërt të kësaj, “të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci