Të fundit

Voton Rama: Sot ndjehem edhe më i lumtur që jetoj në një shtet demokratik

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme.

Ai ftoj qytetarët të votojnë duke thënë se kështu zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit.

‘’Është kënaqësi me qenë me juve sot, ka qenë kampanjë fenomenale, fer. Sot ndjehem edhe më i lumtur që jetoj në një shtet demokratik, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë, për të ardhmen e kryeqytetit e vendit tonë, ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë që ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë’’, tha Rama.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci