Të fundit

Voton Daut Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka votuar para pak çastesh.

Haradinaj ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.

“Urime prishtinas, urime na priftë e mbara. Edhe një herë prishtinasve, kryeqytetit urime sot është një ditë feste. Lus qytetarët të dalin të votojnë dhe të bëhen pjesë e ndryshimeve që duan”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Haradinaj gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lola.

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73.928 qytetarë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci