Të fundit

Deri në dhjetë vjet burg për ata që vjedhin vota

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se deri në dhjetë vjet burgim mund të ndëshkohen personat që kryejnë veprat penale Kundër të Drejtave të Votimit.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka shpjeguar sot prokurorja, kryerja e veprës penale kundër së drejtës për votim dënohet nga gjashtë muaj deri në dhjetë vjet me burg.

Duke folur për procesin e sotëm zgjedhor, ajo ka thënë se deri tani ky proces “është duke shkuar shumë mirë”.

Pula tha pesë persona janë arrestuar, katër prej tyre në Kllokot dhe një në Suharekë.

“Nuk kemi raste të cilat kanë mundur ta cenojnë në përgjithësi procesin zgjedhor, kemi vetëm dy raste të evidentuara, ku kemi arrestuar pesë persona, katër prej tyre janë në komunën e Kllokotit, dhe një person në Suharekë për veprat penale që lidhen me të drejtën e votimit”, ka thënë Pula për RTV Dukagjinin.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci