Të fundit

Apeli i policisë për Ditën e Zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka thënë se është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të dielën.

Këtë, policia ka thënë se po e bën me qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend “para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve”.

“Me qëllim të zbatimit të masava, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të dielën.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, apeloi organi i rendit.

Deri në orën 15:00, policia ka arrestuar të dielën pesë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale në votime.

Kosovarët po dalin sot në zgjedhje. Ata po vendosin udhëheqësit e tyre lokalë përmes votimeve në 38 komuna.

Është ky një test për partinë në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, por edhe për lidershipet e reja të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci