Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se dy të burgosur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Sipas Shërbimit Korrektues një nga të burgosurit ishte i dënuar me një vit burgim për dhunë në familje, ndërsa tjetri i burgosur ishte i dënuar për asgjësim, dëmtim të pasurisë dhe vjedhje.
“Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese”, ka thënë Shërbimi Korrektues në një komunikatë për media.
“Aktualisht janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, bëri të ditur ShKK-ja. /Paparaci.com