Të fundit

Aktakuzë ndaj katër pesonave për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave (V.B., A.F., A.K., dhe E.K.), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Përmes një komunikate, prokuroria njofton se sipas aktakuzës, të pandehurit V.B., A.F., A.K., dhe E.K., me datë 21.11.2023 rreth orës 13:30min në fshatin Duhël – Komuna e Suharekës, pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes.

“Në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ ”Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B, dhe pasagjerë ishin të pandehurit A.F., dhe A.K., të shoqëruar me qytetarin B.Sh., te i pandehuri A.F., janë gjetur pesë qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 7.29 gram dhe te i pandehuri A.K., një qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme prej 3.69 gram, substanca këto të shpallura me ligj si narkotikë, e të cilët nga automjeti në fjalë i kanë ofruar për shitje këto substanca narkotike pa pasur autorizim nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, me datë 22.11.2023 rreth orës 14:20min në Suharekë, në një parking në afërsi të Gjimnazit të Suharekës (brenda perimetrit prej 350 metrash), pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ  “Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B., dhe pasagjerë ishin A.F., A.K., dhe E.K.”

“Te i pandehuri E.K. është gjetur një qese najloni e mbushur  me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 1.74 gram, te i pandehuri A.F., është gjetur një letër e bardhë brenda saj substancë narkotike e llojit “marihuana” me peshë prej 1.21 gram dhe një grinder për grirjen e marihuanës, në brendësi të automjetit pas ulëses të pasagjerit në një hapësirë në pjesën e pasme janë gjetur 70 qese të vogla të zbrazëta të vendosura në një qese e të cilat shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, ndërsa me datën e njëjtë rreth orës 18:00min në fshatin Studenqan, gjatë kontrollit të shtëpisë së të pandehurit V.B., janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një (1) qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 31.32 gram;

Një (1) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 82.56 gram.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, vazhdon njoftimi.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci