Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorë kabllorë për mos ofrim të shërbimeve të parapara me kontratë.
Në një mbledhje të mbajtur të premten, Komisioni vendosi që t’i gjobis operatorët Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos.
“Më lejoni që të ofrojë rekomandimin që të sanksionohet operatori Artmotion me 64 mijë euro, operatori Kujtesa me 26 mijë euro, ndërkaq operatori IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro”, ka thënë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.
Rekomandimi i Mehmetit është aprovuar me shumicë të votave nga anëtarët e KPM-së.
Sanksionimi i katër operatorëve kabllorë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve. mbi 200 ankesa janë dorëzuar në KPM brenda tri javësh, tha sot Jeton Mehmeti i KPM-së.
