Të fundit

​Gjobitet me 200 euro shoferi i dehur në Ferizaj

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka ndaluar shoferin R.K., 27 vjeçar, i cili ishte i dehur.

Në njoftim thuhet se shoferi fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, kuse pas testimit me alkool-test, ka rezultuar 0.80 për qind promil

Të njëjtit, policia i ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi që rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci