Të fundit

Pushteti synon ‘kapjen’ e KPK-së: Bashkëshortja e analistit Pozhari rekomandohet për anëtare

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit Xhevdet Pozhari, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, është rekomanduar për një pozitë të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Abdyli-Pozhari, profesoreshë asistente në Universitetin e Prishtinës, është propozuar me rekomandim nga radhët e fakulteteve juridike publike, ka marrë vesh Paparaci nga burime brenda Universitetit të Prishtinës.

Bashkë me bashkëshorten e ish-këshilltarit të ministrit Arben Vitia, për një pozitë të anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial, nga radhët e universiteteve është rekomanduar edhe emri i Dardan Vuniqit, profesor asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Dy rekomandimet, e Abdyli-Pozharit dhe Vuniqit, i janë përcjell këtë javë Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, raporton Paparaci.

Emrat e rekomanduar pritet të shqyrtohen javën e ardhshme në mbledhjen të komisionit parlamentar, para se potencialisht të dërgohen në kuvend për votim.

Emine Abdyli-Pozhari, përveçse se shërben si profesoreshë asistente në Universitetin Publik të Prishtinës, ushtron edhe pozitën e anëtares së Këshillit Drejtues në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Një anëtar joprokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës caktohet nga fakultetet juridike.

Procesi i emërimit të anëtarit të ri joprokuror në KPK vjen rreth një muaj pasi Kuvendi i Kosovës e shkarkoi nga pozita Agron Bekën, një profesor juridik që ushtronte këtë pozitë në Këshill.

Beka u shkarkua më 15 dhjetor të vitit të kaluar pas rekomandimit të Komisionit Parlamentar për inicimin e shkarkimit të anëtarit Agron Beka, të udhëhequr nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim. Deputetët e shumicës votuan pro shkarkimit të Bekës.

Arsyetimi për shkarkimin e Bekës ishte se ai ka bërë shkelje etike dhe se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në KPK “është imazh i keq për Kuvendin e Kosovës”.

Shkarkimi i Bekës dhe rekomandimi për një pozitë anëtari në KPK i bashkëshortes së Xhevdet Pozharit, ish-këshilltarit të ministrit Arben Vitia, është ndryshimi i parë me mandat të plotë në përbërjen e Këshillit Prokurorial i cili ka 11 anëtarë.

Një synim i mëparshëm i pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar përbërjen e Këshillit Prokurorial përmes Ligjit të ri për KPK-së ka dështuar.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur vitin e kaluar anti-kushtetues Ligjin për KPK-në, i cili parashihte ndryshime sidomos në përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit. /Paparaci.com 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci