Deputetja Duda Balje u ka reaguar pesë organizatave LGBT+ që kanë kërkuar dorëheqjen e saj nga mandate i deputetes.
Balje përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar ka thënë se ajo i qëndron pas mendimeve të saja dhe nuk ndikohet nga presionet e jashtme.
“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkojnë dorëheqjen time. Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja. Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia. E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tone”, thuhet në postimin e saj.
Disa Organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në të cilën i kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut.
ë një letët publike të publikuar në Facebook, CEL Kosovo, ka thënë se mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.
“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+”, kanë shkruar në letrën publike dërguar Konjufcës.
“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, thuhej në letër.