Kompania mjekësore, ‘Kosova Med Health Care’, ka vazhduar me punën e tyre të palodhshme drejt avancimit të jashtëzakonshëm të pajisjeve mjekësore.
‘Kosova Med Health Care’ ka marrë pjesë në kongresin e fundit të paisjeve mjekësore ERC2024.
ERC2024 lidh botën e imazheve mjekësore, ju mban të përditësuar mbi zhvillimet shkencore, hap derën për programet arsimore dhe ju ndihmon të qëndroni përpara në profesionin tuaj. ECR promovon dhe koordinon veprimet shkencore, intelektuale dhe profesionale të radiologjisë në Evropë.
Përmes avancimeve të jashtëzakonshme si në teknologji ashtu edhe në teknika, e ardhmja e imazhit mjekësor do të bëhet tema qendrore e ECR 2024.
