Të fundit

Arrestohet 38-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 13 muaj burgim

Një 38-vjeçar është arrestuar në Ferizaj të mërkurën.

Policia ka njoftuar se i njëjti ishte i kërkuar për shkak se kishte kryer një vepër penale.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sh.B ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ “Lēndim trupor” dhe ishte i dënuar me 13 muaj burgim.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci