Të fundit

Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE

Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 16 prill nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate.

Që kjo të arrihej, u desh punë diplomatike për të bindur shtete të ndryshme.

Por, derisa para atij votimi Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në KiE, ishte më se e sigurt se do të arrinte dy të tretat e nevojshme, tre javë përpara ministerialit ai është më i rezervuar me parashikime.

“Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI).

Ai thotë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, po zhvillon një fushatë kundër Kosovës në KiE, për të cilën thotë se ka gjasa të dalë e suksesshme.

“Ne e vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të suksesshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, i tha ai DW, transmeton Klan Kosova.

Për Gerald Knaus dhe Frank Schwabe është një gjë e qartë: Kosovës do t’i duhet shumë punë diplomatike në javët e ardhshme, saktësisht deri në mes të muajit maj, kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së.

Ata thonë se, përveç betejave të drejtpërdrejta diplomatike kundër fushatës së presidentit serb Vuçiq, sfidë përbën edhe fakti se në kancelaritë e Evropës mungon vëmendja ndaj vendeve të vogla, duke pasur parasysh problemet serioze me Ukrainën, Rripin e Gazës dhe kërcënimin Izraelit nga Irani.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci