Të fundit

Hovenier: Integrimi euroatlantik i Kosovës, rrugë e garantuar për siguri dhe përparim

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se integrimi euroatlantik i Kosovës është rruga për të garantuar siguri e përparim duke nënvizuar se qëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe, posaçërisht pas agresionit të Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë.

“Për Kosovën, ne e kuptojmë se urgjenca e integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e dukshme, është rruga për të garantuar siguri, përparim dhe liri demokratike që të gjithë qytetarët i dëshirojnë. Kjo është gjithashtu thelbësore për atë që ne të gjithë po përpiqemi të bëjmë së bashku, që është përparimi i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon”, tha ambasadori Hovenier.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ambasadori amerikan Hovenier, ritheksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që të mos lejohet asnjëherë më përsëritja e ngjarjeve të vitit 1999 në Kosovë.

“Ne mbesim të përkushtuar në mbështetje të misionit të NATO-s në Kosovë për qëndrueshmëri, KFOR-it. Kjo forcë numëron disa qindra trupa amerikane dhe unë nuk mund të mendoj për një qëndrim më të qartë, të dukshëm dhe përfundimtar të përkushtimit dhe synimit të Shteteve të Bashkuara”, tha ambasadori Hovenier./voa

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci