Të fundit

Dërgohet në mbajtje një nga personat që u plagos të martën në Kolovicë

Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të martën mbrëma në Prishtinë.

Dy persona, një burrë dhe një grua, kalimtare e rastit, vdiqën si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Jeronim De Rada”, në Kolovicë.

Policia, ka thënë sot se njëri nga të plagosurit është dërguar në mbajtje pas trajtimit mjekësor që mori në Qendrën Klinike Universitare, raporton Paparaci.

“Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha Policia.

Policia e Kosovës ka publikuar dje fotografi të dy personave që dyshohet për vrasje të dyfishtë të martën në Prishtinë.

Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha. Ata ndodhen në arrati. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci