Të fundit

Kurti falënderon Gërvallën dhe Konjufcën për suksesin në KiE, nuk e përmend presidenten

Kryeministri Albin Kurti i ka përmendur katër emra të përveçëm në një deklarim për dritën e gjelbër që Komiteti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ia dha Kosovës të mërkurën për anëtarësim në këtë organizatë.

Në një deklarim për media nga Podujeva, ku bëri homazhe tek varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, shefi i qeverisë tha se votimi i djeshëm në KiE paraqet një të arritur shumë të madhe për Kosovën.

Ai tha se qeveria ka punuar për më shumë se dy vite për të mbërritur te votimi i djeshëm dhe i dha merita të veçanta ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, si dhe përmendi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Por, nuk e përmendi presidenten Vjosa Osmani, ndonëse ajo është përfshirë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Besoj që kjo është një e arritur shumë e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndaluar. Më në fund në këtë pranverë, gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses”, tha ai.

“Gjithë kjo natyrisht se është bërë e njohur, e ditur dhe e shpresuar prej nesh më 24 prill të vitit të kaluar. Me këtë rast, unë në veçanti e falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, zv/kryeministren time, Donika Gërvalla dhe dy zëvendësit e saj, Kreshnik Ahmetin dhe Liza Gashi, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe deputetët, të cilët në mënyrë sistematike punuan gjatë kësaj kohe”

Kurti, tha se në këtë proces Kosova do të afrohet më pranë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së saj, të cilat janë pjesë e Këshillit të Evropës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci