Të fundit

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar

Ylli i Real Madridit, Arda Guler ka folur pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit, duke thënë se ndihet i lumtur në klubin më të madh në botë.

Real Madrid mori një fitore të madhe në udhëtim te Real Soeciedi me rezultat 1-0, falë golit të vetëm të shënuar nga Guler.

Për Guler kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullar në La Liga dhe ndikimi i tij e ka bërë të lumtur.

Guler gjithashtu falënderoi trajnerin Carlo Ancelottin për mundësinë, teksa shtoi se po punon për të përmirësuar fizikun dhe mentalitetin.

“Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam super i lumtur”, ka thënë fillimisht Guler pas ndeshjes.

“Nuk jam duke punuar vetëm fizikisht, por edhe me mentalitetin tim. Po pres me durim, mentaliteti im është të vazhdoj të përmirësohem”.

“Dua të falënderoj Ancelottin për mundësinë”, përfundoi talenti i madh turk.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci