Të fundit

Dhjetë amendamentet e Serbisë në tekstin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në KiE

Delegacioni serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dorëzuar 10 amendamente në tekstin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, në përpjekje për të “margjinalizuar” opinionin e raportueses së APKE-së, Dora Bakoyannis”, ka thënë shefja e delegacioni serb, Bilana Pantiq Pila për portalin serb “kosovoonline”.

Ajo ka thënë se vendimi i Komisionit për Çështje Juridike të PSSE-së, i cili ka përkrahur draft-Opinionin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ishte i pritshëm, transmeton Paparaci.

“Këshilli ka marrë vendimin e pritur, por nuk ishte unanim, sepse tre anëtarë ishin kundër – dy nga delegacioni serb, së bashku me një koleg nga Qipro”, ka thënë Pantiq Pila.

Në përpjekje për ta prolonguar sa më shumë vendimin mbi Kosovës një nga amendamentet e dorëzuara nga delegacioni serb kërkon shtyrjen e vendimit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të “përcaktojë apo miratojë statusin e Kosovës”.

Serbia gjithashtu kërkon që teksti i propozuar të ndryshohet në mënyrë që themelimi i Asociacionit të jetë parakusht për vazhdimin e procesit të shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim, dhe jo një obligim pas anëtarësimit, siç thuhet në rekomandim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci