Të fundit

Mes lotëve, flet familjarja e Gjyljeta Ukellës: “E ka dashuruar shumë burrin e saj, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Për këtë rast tragjik, një familjare e të ndjerës ka folur në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Ajo tregoi se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje, dhe zbuloi se bashkëshorti i të ndjerës ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë.

“Bashkëshorti i saj ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë, ka pasur probleme, ka qenë në një lloj depresioni, por Gjyljeta e ka mbajtur shumë afër. E ka mbrojtur familjen e vetë, fëmijët dhe burrin e vetë dhe në fund u sakrifikua”, tha familjarja e të ndjerës.

Ajo tutje zbuloi se Gjyljeta pasnesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”.

Tutje, familjarja e gruas së vrarë tha se tre fëmijët janë të familja e saj.

“Gjyljeta e ka dashur shumë, atë që e deshi shumë, Edi Lajqin, Gjyljeta e deshi shumë! Por. ai të cilin e dashuroi ia mori jetën. Të gjithë jemi dëshmitarë që ajo shumë e ka dashuru atë djalë”, u shpreh tutje familjarja e cila tha se familja është jashtëzakonisht e tronditur.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci