Të fundit

“Kosova të veprojë urgjentisht”, shefi i zyres së BE-së në Prishtinë deklarohet pas vrasjes në Pejë

Shefi i zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vrasjes në Pejë, aty ku Edmon Lajqi vrau në orët e para të ditës bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.

Szunyog përmes një cicërime në platformën “X” ka thënë se Kosova duhet të veprojë urgjentisht, përcjell Paparaci.

Një nga masat sipas tij janë edhe dënimet efektive.

“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid. Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës, hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci